Lulzim Basha tha se reforma në drejtësi u realizua falë mbështetjes dhe presionit të SHBA.
Në një deklaratë për mediat, para në hyrjen hyrje e Kuvendit të, Basha i bëri thirrje Ramës që të heqë dorë sipas tij nga sulmet ndaj SPAK.
“Kemi dëgjuar krye të mos lërë rast pa shpërdoruar duke u përpjekur të hiqet si promotori dhe mbrojtësi i madh i reformës në drejtësi dhe i SPAK. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Reforma në drejtësi kaloi vetëm në falë të mbështetjes dhe presionit të aleatëve euroatlantikë. Një reformë që synon ti japë fund pandëshkueshmërisë. SPAK ka provuar se kjo reformë është jetike për të goditur pandëshkueshmërinë dhe për të vënë para përgjegjësisë penale ata që kanë abuzuar me paratë dhe besimin e qytetarëve shqiptarë. Rama dhe qeveria e tij janë në konflikt të hapur interesi me punën e SPAK. Rama ti japë fund hipokrizisë, nëse ka një grimcë të vërtetë në atë që thotë ti japë fund sulmeve të hapur dhe t fshehura ndaj SPAK dhe të sjellë për votim amendamentet tona”, tha Basha.
Sa i përket dënimit të Salianjit, Basha u shpreh se e konsideron një vendim absurd që një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë t’i hiqet mandati dhe të çohet të vuajë dënimin për kallëzim të rremë
“E konsideroj një vendim absurd që një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë t’i hiqet mandati dhe të çohet të vuajë dënimin për kallëzim të rremë, kur subjekti i kallëzimit të rremë u provua se ishte një i arratisur nga drejtësia. Ky nuk është një i dënuar dosido, ështyë vëllai i ish-ministrit të Brendshëm”, shtoi ai. /vizionplus.tv





