E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha reagon ndaj deklaratave të Ramës për Voltana Ademin: Je palo burrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklatave që kryeministri Rama bëri gjatë mitingut në Shkodër. Basha u shpreh se Rama e tregoi sërish sot se është modeli i shpifur politik i republikës së vjetër që po zhduket.

 

Më poshtë reagimi i plotë i Lulzim Bashës

 

Reklamë

Cdo i ri, kur thirret në një takim nga kryeministri i vendit, me të drejtë pret të dëgjojë ide, argumenta, vizione, projekte që do ta preknin jetën e tij, të ardhmen e tij.

 

Ndërsa sot, Rama u tregoi qartazi të rinjve në Shkodër, se cfarë nuk duhet të jetë politika. U tregoi llumin e tranzicionit që është ende prezent në Shqipëri 27 vite pas nisjes së pluralizimit.

 

E nisi dhe e mbaroi takimin duke fyer rëndë një kryetare bashkie, një shkodrane, një qytetare, një nënë, një grua.

 

Paturpësisht dhe në sy të disa 18 vjecarëve, të cilët i ka ndëshkuar duke mos dhënë asnjë fond për qytetin e tyre vetëm sepse shkodranët nuk e kanë votuar.

 

Sulmet e përsëritura të Ramës ndaj zonjës Voltana Ademi, nxjerrin në pah një të vërtetë. Ky palo burrë, cmon gratë që i nënshtrohen, që i fyen, që i sundon, që i binden, që i nëpërkëmb. Ose gratë me të cilat ndan biznesin, aferat, koncesionet dhe bankat private.

 

Një zonjë që e kundërshton, që nuk i nënshtrohet, që reagon me dinjitet, ai e ka frikë ndaj dhe e sulmon si frikacak.

 

Ky është Edi Rama. Me cdo vilmanush e cdo linditë që bën lekë me të, që e pranon si shef, që ja pertyp fyerjet dhe fodullëkun, ai e ka në rregull. Por me cdo grua që mendon ndryshe, që ka krenari dhe forcë për të mos u përkulur, atë e kap një frikë e madhe që as nuk e fsheh dot.

Ky është modeli i shpifur politik i republikës së vjetër që po zhduket.

Vazhdo të lexosh

Reklamë