Basha Ramës: Nuk ka tryezë me fjalime të parapërgatitura

Gjatë fjalës së tij nga Çadra e Lirisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha qartë se nuk do të pranojë monologje shterpë të kryeministrit që shkon në bisedime me fjalime të parapërgatitura.
Qeverinë teknike me mbështetje të gjerë politike kërkon ta kthejë në pazar për mbijetesën e republikës së vjetër. Duan një dialog fasadë dhe fjalime të parapërgatitura. Ky nuk është dialog, këto janë monologje shterpë nga ato që keni dëgjuar këto 3 vjet.
ReklamëTani është momenti t’ju them ju se monologje shterpë nuk pranoj dhe nuk do të pranoj. Jemi të hapur siç e kemi thënë, për një dialog të vërtetë politik me dy objektiva, ndertimin e qeverisë teknike me mbështetje të gjerë politike dhe përcaktimin e mandatit të kësaj qeverie. Mirënjohje për qëndrimin e PDIU.




