E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Ramës ju deshën dy ditë të manipulojë faktet, e ka kot!

Teksa kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një videomesazh për t’u përgjigjur për akuzat për fshehjen e viktimave, kryedemokrati Lulzim Basha tha se ai po manipulon faktet.

 

Reklamë

Në një postim në “Twitter”, Basha tha se çdo përpjekje e Ramës është e kotë sepse qytetarët e dinë të vërtetën.

 

“Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë.”

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë