Subscribe

Lulzim Basha bëri të ditur se buxheti i vitit 2021 do të rishikohet nga qeveria e re që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit..

Ai tha se kjo qeveri në Buxheti 2021, nuk ka parashikuar ndihmë për të kapërcyer krizën shëndetësore e ekonomike.

Duke iu referuar takimin të një dite më parë që Rama zhvilloi me anëtarë të PS në ambjentet ku është ngritur inceneratori i Elbasanit, Lulzim Basha tha se është hera e parë në histori që një kryetar partie mbledh partinë në vendgrumbullimin e plehrave.

Kryedemokrati deklaroi se Rama shkoi te vendi i krimit për të mbrojtur krimin e se po e përdor forcën e tij politike si mburojë njerëzore në vendgrumnullimin e plehrave.

Lideri i PD tha se rivali i tij është nervoz pasi e di që e pret një humbje e madhe në 25 prill.

 

“Unë jam përballur me Ramën në 2011 dhe e kam mundur dhe e mund prapë”, tha mes të tjerash Basha para gazetareve në selinë blu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *