Subscribe

Lulzim Basha doli nga selia blu për tiu përgjigjur fjalimit të Ramës në seancën parlamentare të kësaj të enjte mbi procesin e hapjes së negociatave të Shqiperisë me BE-në.

 

Kreu I PD tha mes të tjerash se fjalimin e Ramës dhe justifikimet për dështimet e shpeshta me hapjen e negociatave, duke ia vënë fajin Europës, ai e kishte parashikuar kohë më parë.

 

Nga kjo foltore në praninë tuaj ju kam thënë ju dhe përmes jush, shqiptarëve që me mënyrën se si Edi Rama po mbyll dhe rrezikon rrugën shqiptare të integrimit europian, shpejt do të vijë dita kur të tregojë me gisht fajtorët. Dhe fajtorë do të jetë çdokush, do të jetë opozita, do të jeni ju mediat, do të jetë Europa, do të jenë partitë politike europiane, i vetmi person që nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për këtë faj, do të jetë vetvetja. Dhe për fat te keq është bërë kaq i parashikueshëm, saqë fjalimin që ja parashikova para dy muajsh, sapo e mbajti në pseudoparlament.

 

Lideri I opozitës, tha se përgjegjësia e dështimit për herë të katërt për hapjen e negociatave është vetëm e Edi Ramës dhe aspak e shqiptarëve. Kjo, sipas Bashës lidhet me qeverisjen e korruptuar të këtij kryeministri.

 

E vërteta është se përgjegjësinë për dështimin për herë të katërt për hapjen e negociatave e ka Edi Rama dhe askush tjetër. Është dështimi i tij personal. Nuk është dështimi i Shqiperisë, nuk është dështim i shqiptarëve. Është dështim i Edi Ramës. Ky njeri në pushtet prej 6 vitesh, vitin e fundit me dekret edhe ministër i Jashtëm dhe ky dështim ka vetëm vulën e tij përsipër. Premtoi se do të hapte negociatat dhe siç duket qartë dështoi siç ka dështuar në çdo premtim tjetër. Ky nuk është dështimi i parë, as i dytë, as i tretë, por është dështimi më i fundit, më i freskët në kaosin dhe në krizën ku e ka futur vendin në qeverisjen e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

 

 

Ndër të tjera kryedemokrati është shprehur se vendi nuk ka me kohe per te humbur dhe se Edi Rama duhet të hapë krahun dhe të lejojë një vizion të ri për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza.

 

Vendi është në krizë të gjithëanshme. Ekonomia është në kolpas dhe kushtet e Shqipërisë sa vijnë e shtohen. Ishin 5, u bënë 7, tani  janë 9. Edi Rama ka dështuar në secilën prej fushave ku është kërkuar progres dhe tani i ikën përgjëgjësië. Duke i ikur përgjegjësisë për krimin, blerjen e votave, mbrojtjen e kriminelëve, që u faktuan në ekipin e tij qeverisës, duke iI ikur përgjegjësisë për mbrojtjen që u bën përsonave në listën e zezë të SHBA Vangjush Dako dhe Tom Doshi, duke i ikur përgjegjësisë se Shqipëria ëhstë bazë ndërkombëtare për drogën, Edi Rama faktohet se nuk e do integrimin europian. 9 kushtet e Bundestagut përbëjnë një udhërrëfyes për daljen nga kriza. Nuk kemi kohë për të humbur. Tani është koha që njerëzit e përgjegjshëm të tregojnë se dinë t’i dalin zot vendit. Dështimet e Edi Ramës po i paguajnë qytetarët, po i paguan rinia, po i paguajnë pensionistët, fermerët, janë ata, jeni ju të dashur qytetarët. Është e qartë që atë që premtoi dhe që nuk e arriti dot për dy mandate nuk ka shans ta arrijë më. Ndaj ka ardhur koha të hapë krahun dhe të lejojë një vizion të ri, me rrugë të re dhe mundësi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhje për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë. Nuk ka pse të jemi në këtë gjendje, nuk e meritojnë shqiptarët këtë gjendje, nuk e meritojnë shqiptarët këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *