E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Rama të caktojë negociatorët

Pak minuta pas apelit te kryeministrit Rama ka reaguar dhe lideri i opozitës Basha. Ne nje deklarate per mediat, Basha shkruan se eshte gati te beje debat ne çdo dite qe dëshiron Rama, per taksat, ekonominë, arsimin, rendin e sidomos per drejtësinë, korrupsionin dhe keq qeverisjen. Kreu demokrat shkruan me tej se eshte gati te diskutoje rrugët e daljes nga kriza, qe PD i ka te hedhura ne alternativen e saj per çdo fushe. Por drejtësia, reforma kushtetuese – thekson Basha – nuk zgjidhet me akrobacira politike e as me shfaqje televizive. Kjo çështje kërkon konsensus e vullnet. Une – sqaron me tej kreu i PD – nuk besoj se ju keni ndonjë mandat per te folur ne emër te SHBA e BE, këto pune nuk zgjidhen me Bilalin. Por t’i ke mandatin e pergjegjesine per t’u bere pjese e zgjidhjes. Ne fund, Basha i kërkon Rames qe te caktoje negociatoret, e t’u japë plotfuqinë te negociojnë zgjidhjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë