Basha: Rama sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon me akuzat e tij ndaj qeverisë Rama.
Kryedemokrati thekson se Edi Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit.
Përmes një video të postuar në Facebook, Basha shkruan se Rama miratoi me ligj favore, grabitje dhe vjedhje për klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Edi Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai miratoi me ligj favore, grabitje dhe vjedhje për klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Dhuna e gjobave dhe sekuestrimeve ndaj sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar babëzinë dhe lluksin e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij milionerë. Me ta ai vjedh të gjithë buxhetin e shtetit me kontrata dhe koncesione kriminale, me ta vjedh pasuritë e shqiptarëve nga nafta te bregdeti, lumenjtë pyjet dhe trojet publike e private.
Ja rekordet e vjedhjeve të Hajdutit Psiqik këto 6 muaj:”
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/381647999192891/




