E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Rama pazar me Presidentin, e trajton si viç që duhet shitur

Pasi hodhi idenë për presidentin nga populli e ndërkohë që Parlamenti ka djegur dy raundet e para të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, kryetari demokrat flet për diversion përmes anëtarëve të caktuar të opozitës.

 

Në një kohë kur tensioni politik ka arritur kulmin, Basha paralajmëroi edhe dështimin e negociatave të së martës së ardhshme. Fajtor sipas tij është kryeministri Edi Rama.

 

Reklamë

Lideri i opozitës, pati një kërkesë të pazakontë në adresë të ambasadorit amerikan Donald Lu.

 

Basha i ka dhënë përgjigje edhe deklaratës së Ramës, sipas të cilit opozita me politikën e saj synon te çoje vendin drejtë destabilizimit si në vitin 1997. Kreu i PD-së tha se ata që i dhanë jetë ’97 i ka në krahë dhe se protestat e opozitës do të jenë paqësore.

 

Fjalën e plotë të kreut të PD-së mund ta ndiqni në këtë video:

 

Më shumë video

Reklamë