Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me kanabisin e sekuestruar këtë të shtune në Itali. Ne një status në Facebook, Basha thekson se “Ngarkesa prej 2,3 tonë drogë e kapur në vendin fqinj dëshmon një të vërtetë të hidhur: Trumbetat e Edi Ramës për luftë kundër drogës janë vetëm mashtrime me qëllim tulatjen e qytetarëve dhe të komunitetit ndërkombëtar. Ndërkohë ai mbron dhe promovon kokat e krimit të organizuar dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë. Ky në fakt është projekti “PS+” i shpallur prej tij”.

 

Me tej lideri i opozitës shton se kjo faktohet edhe me promovimin e Gramoz Ruçit ne krye te kuvendit, ndërsa nuk ka kursyer akuzat se po mashtron edhe ndërkombëtarët. “Opozita do të bëjë çdo përpjekje për ta vënë atë para përgjegjësisë personale për drogën dhe krimin. Por kjo betejë kërkon edhe përpjekjet e medias, intelektualëve dhe të gjithë qytetarëve. Të gjithë duhet të ngremë zërin dhe të ngrihemi kundër rrezikut të drogës para se të jetë vone,” – përfundon statusin e tij Lulzim Basha.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *