Në një takim me bizneset në Tiranë, krydemokrati Lulzim Basha i konsideroi antikushtetuese ndryshimet në Kodit Zgjedhor që pritet të kalojnë këtë të hënë në Kuvend.

Sipas tij, shkatërrimi i institucioneve të Shqipërisë është arsyeja pse vendi është katandisur në këtë gjendje. Ai iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke e paralajmëruar se nuk ka formulë që e shpëton nga votimi popullor dhe se do të largohet nga pushteti me votë plebishitare.

“Hapat që merren sot janë thellësisht antikushtetues. Analizën e kanë bërë ekspertët e PD, por ky është tmerri dhe frika e Ramës nga procesi zgjedhor. S’ka formulë që e shpëton nga votimi popullor sikur vetëm nga premtimet e pa mbajtura ai do largohet me votë plebishitare nga shqiptarët. Do kontestohet çdo hap antikushtetues si ky i sotmi që është në kundërshtim me 5 qershorin dhe standardet e OSBE, por s’ka formulë që e shpëton këtë bandë që e cilëson Shqipërinë si çifligun e saj. Ju lus mbajeni mendjen tek ekonomia, te shqiptarët që sot do e shtrojnë vaktin e radhës vetëm me bukë. Kjo është emergjenca kombëtare, hajdutët s’ka gjë që i shpëton”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *