Lulzim Basha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama se nuk po jep fondet e duhura për sistemin e shëndetesisë për përballimin e situatës së covid-19, ndonëse sipas liderit të opozitës, harxhohen miliona euro për luksin e zyravem inceneratoret dhe PPP.

 

Basha bëri apel që Prokuroria të marrë masa që të mos vazhdojë abuzimi i fondeve publike në këtë situatë.

 

 

Nuk është e vërtetë që paratë po i ruan për një ditë më të zezë. Paratë po paguhen për inceneratorët javë për javë

 

Kryedemokrati tha se organi i akuzës duhet të nisë hetimet e të parandalojë vjedhjen e buxhetit të shtetit.

 

Shqiptarët, si të gjithë ballkanasit, duhet të marrin mbrapsht taksat që janë paguar prej tyre.Sot i bëj thirrje medias: Mos e lejoni propagandën e kryeministrit të dominojë. Mos e lejoni mafian e plehrave të bëjë një hap pa u përgjigjur pse nuk rrit numrin e testimeve? Batutat e tij lodhura, shfaqjet e përsëritura mbi gërmadha bëhen për t’u ikur këtyre pyetjeve.Menaxhimi i mirë i krizës kërkon një kryeministër që nuk vjedh paratë e taksave për llogari të mafias së plehrave.

 

Sipas Bashës, kjo krizë merr fund më 25 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *