E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Rama, hajdut psiqik që po vjedh tek Teatri dhe Unaza e Madhe

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnje zgjidhje per krizen ekonomike ne vend./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where has accused Prime Minister Edi Rama, it offers no solution to the economic crisis in the country.

Një projekt kriminal grabitqar e ka cilësuar kryeopozitari Basha projektin për prishjen e teatrit kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re në vend të tij.

Përmes një postimi në facebook lideri demokrat e ka krahasuar atë me ndërtimin e stadiumit të ri, që sipas Bashës ka qëllim kryesor vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Ndërsa nuk ka lënë pas edhe projektin e Unazës së Madhe që sërish sipas Bashës bëhet nga një hajdut dhe me firmën e Edi Ramës.

Të gjithë atyre që po kryejnë këtë korrupsion masiv, Basha i ka kujtuar përgjigjen para drejtësisë dhe burgun kujtdo që po abuzon me vjedhjen e Shqipërisë.

Reklamë

 

 

Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë