E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Rama e Tahiri, një e të pandarë

Pak minuta pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda ka reaguar lideri i opozitës Lulzim Basha. Në një postim në rrjetet sociale Basha thotë se ky vendim eshte produkt i paktit mafioz rama-tahiri dhe faktoi se dorëzimi i mandatit është vetëm një farsë.

 

“Ky akt rikonfirmoi se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë qenë, janë dhe do të jenë një dhe të pandarë. Ata së bashku përdorën krimin dhe drogën për para dhe pushtet dhe tani po përdorin pushtetin për të garantuar pandëshkueshmërinë e Tahirit, Habiljave dhe trafikantëve të tjerë të drogës,”-thekson lideri i opozitës.

 

Sipas Bashes, përballja e Tahirit me drejtësinë është kërkesë specifike për hapjen e negociatave por vendimi i sotëm tregon se kryeministri Rama ka zgjedhur përfundimisht anën e krimit në dëm të interesave të vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë