E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Basha: Rama e Ruçi kërkojnë ti mbyllin gojën opozitës

Kryeparlamentari Gramoz Ruci dhe kryeministri Edi Rama kërkojnë ti mbyllin gojën opozitës, – kështu është shprehur shefi i opozitës Lulzim Basha jashtë ambjenteve të parlamentit pas përjashtimit me 10 ditë që bënë deputetet e PS-së.

 

Deputeti Noka u përjashtua nga seanca e sotme, pasi bllokoi foltoren duke mos  lejuar deputetin Shezai Rrokaj fliste.

 

Noka kërkoi fjalën për procedurë, për të shprehur shqetësimin se kryeministri Edi Rama fyeu deputetin Berisha. Ndërkohë PD-LSI -PR u bënë bashkë për të kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë