E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Rama donte të kapte Kushtetuesen për të mbrojtur “30 qershorin”

Lulzim Basha doli para shqiptarëve në një konferencë për shtyp mbrëmjen e të premtes për të komentuar përplasjen institucionale mbi emerimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu I PD tha se tentative e kapjes së Kushtetueses nga Rama, tregon qartë se kush nuk e do reformen ne drejtësi. Basha shtoi se kryeministri e kishte jetike kapjen e kushtetueses, sidomos për të mbrojtur “30 qershorin”.

 

Rasti i përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësiEdi Rama e kishte jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese sepse kjo gjykatë ka për të vendosur për disa çështje jetike siç është 30 qershoriPër interesat e tij personale, po merr peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Reklamë

 

Por cila ëshjtë zgjidhja sipas liderit të opozitës?

 

 

Ka një rrugëtalje nga ky batak Surreli, kthimi në ligjshmëri duke nisur me rikthimin e zgjedhjeve të pandikuara nga krimi. Zgjidhja është rruga që po merr fqinji ynë Maqedonia e veriut drejt zgjedhjeve të parakohëshme.Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i hapin rrugë reformës së vërtetë në drejtësi.

 

 

Basha tha se SPAK dhe BKH janë jetike dhe duhet të vihen sa në shpejt në funksion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë