Lulzim Basha vazhdon të akuzojë kryeministrin Rama dhe kreun e bashkisë Veliaj për afere korruptive me prishjen e teatrit kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re.

Sipas liderit të opozitës, Rama vazhdon të përdore e keqpërdore këdo që I del përpara vetëm për të mbrojtur aferën e tij me Veliajn për ndërtimin e 6 kullave tek teatri dhe përfitimin e 200 milion eurove.

Për të shpjeguar të gjithë akuzen e tij, Basha ka publikuar edhe një video në faqen e tij në facebook.

 

 

Pa kullat nuk ka asnjë interes për teatër të ri. Afera Rama-Veliaj-Mafia po bën pis dhe hedh dyshime korrupsioni financiar mbi këdo që përdoret dhe nuk distancohet nga kjo aferë e tmerrshme kriminale dhe hajdutërore. Sepse gjoja debati për Teatrin Kombëtar është në fakt për 6 kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin. Sepse për Rama-Veliaj-Mafian e Ndërtimit dhe të Drogës nuk ka Teatër pa kulla.

Për këdo të painformuar apo të keqinformuar po postoj më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *