Lulzim Basha akuzon Ramën dhe qeverinë se e tij se në 8 vite ka dështuar në gjithcka.

Kryedemokrati i referohet një raporti të Eurostat, që sipas tij tregon se Rama shkaterroi ekonominë dhe detyroi të rinjtë që të ikin nga vendi.

 

Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.

 

Basha shtoi se për të gjitha këto ka ardhur koha për të ndryshim dhe për të larguar Ramën.

 

Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *