E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Rama burracak, është mbreti lakuriq që e tregojnë me gisht të gjithë

Pas fjalës që mbajti kryeministri Edi Rama gjatë seancës plenare, ku nuk mbeti pa shënjestruar as kreun e opozitës Lulzim Basha, ky i fundit reagoi në rrjetet sociale.

Basha tha se Rama e shembi Teatrin Kombëtar për të ndërtuar kulla e për të pastruar paratë. Lideri demokrat e sheh kreun e qeverisë si një mbret lakuriq.

Reklamë

“Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës.  Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri. Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm. Si burracak, Rama tani përpiqet tia hedhë fajin kujdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë.”

Rama u tall me Bashën gjatë fjalës së tij, duke deklaruar se momentin kur u prish godina, ishte në gjumë duke ëndërruar sikur kishte triumfuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë