E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Qeveria po kërcënon Olldashin dhe Veliun

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeministrit.

 

Ai ka dalë në një konferencë për shtyp në orët e vona të së mërkurës, ku ka thënë se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj po tentojnë të blejnë dëshmitarin, duke i ofruar këtij të fundit 200 mijë euro në këmbim të ndryshimit të dëshmisë:

 

Reklamë

“Jam sonte në këtë orë të vonë të mbrëmjes para jush për të denoncuar thellimin e skandalit dhe skenarit kriminal të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt të cilët po përdorin shtetin e kapur dhe kanë hedhur në veprim strukturat e krimit të organizuar nën urdhrat e tyre për të kërcënuar dhe për ti bërë presion dëshmitarit X, shtetasit Albert Veliu dhe familjarëve të tij. Sot të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit X, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj përfiton nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgënjeshtrojë deklarimet e bëra publike. Cdo përpjekje e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës për të kërcënuar, intimiduar apo për të blerë dëshmitarin X, thjesht i zhyt edhe më thellë Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën në skandalin ku janë përfshirë kokë e këmbë”.

 

Për liderin demokrat ky është një skenar mafioz që po përgatitet nga qeveria, ndaj ai kishte dhe një paralajmërim për dyshen Rama-Xhafaj.

 

Duke dënuar ashpërsisht këto akte kriminale, dua ti përsëris sot Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës paralajmërimin e prerë se për çdo hap që hedhin për të vënë nën presion Albert Veliun, dëshmitarin e familjes mafioze Xhafaj, si dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi, përgjegjës do të jenë ata dhe do të marrin përgjigjen më të ashpër nga opozita dhe populli! Paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn para gjithë shqiptarëve dhe para gjithë botës: ndal presionit mafioz ndaj dëshmitarit Veliu dhe gazetarit Olldashi!

 

Në përfundim Basha ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen protestës së 26 Majit, që si mesazh ka ndarjen e qeverisë nga krimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë