Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha apeloi qeverinë që të marrë masa serioze për menaxhuar situatën e koronavirusit. Teksa e akuzoi se po bën show televiziv, Basha shtoi në “Facebook” se kontrollet që u kryhen udhëtarëve duhet të jenë më të plota.

 

“Qeveria duhet të ndalë menjëherë propagandën dhe të marrë masa konkrete për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia, kryesisht nga rajonet ku corona virusi ka përhapjen më të madhe. Këto masa nuk mund të jenë shou televiziv, por kontrolle të plota në të gjitha pikat hyrëse në Shqipëri. Është urgjent hartimi dhe shpallja e planit të masave dhe informimi i qytetarëve si duhet të veprojnë në rast të dyshimit se janë të prekur nga corona virus.”

 

Lideri i opozitës kërkoi që banorët e prekur nga tërmeti dhe që kanë mbetur pa shtëpi të futen menjëherë në kontenierë sepse po jetojnë në kushte të rënda.

 

“Ndërkohë që Shqipëria ndodhet përballë rrezikut potencial të prekjes nga corona virus, mijëra bashkëqytetarë ndodhen në kushte të mjerueshme për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Në mungesë të një strehe ata jetojnë ende në çadra ose janë rikthyer në banesat e dëmtuara, në kushte aspak të favorshme higjenosanitare dhe me mungesa të theksuar në ushqime. Është neglizhencë kriminale të humbet akoma kohë, kur duhen marre masa urgjente për strehimin apo sigurimin e konteniereve për banorët që jetojnë në çadra, çka ka sjellë dhe gjendje të rënduar shëndetësore dhe kushte aspak të përshtatshme higjeno-sanitare për ta.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *