Basha: Qëndresa juaj ndali vjedhjen e 5 mln euro, bashkohuni në protestën e 16 shkurtit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë këtë të enjte në krat të banorëve protestues të Unazës së Re në ditën e 89 të protestës.
Në fjalën e tij Basha ka theksuar se përmes qëndresës së tyre këta qytetarë kanë arritur një tjetër fitore dhe sipas tij ajo është anullimi i një tjetër tenderi me vlerë 5 mln euro.
Kreu i PD është shprehur se nga kjo qëndresë ka përfituar çdo shqiptar, sepse nga frika Ramën e detyroi të tërhiqet nga tenderi i dytë korruptiv.
“Sot ëshë koha të kujtojmë se asnjë person nuk është marrë para përgjegjësisë për Unazën e Re dhe 20 mln eurot e korruptuar si dhe për projektin e transferimit të Lumit Lana për ndërtimet 60 mln euro të trafikantit, mik i Edi Ramës.”
Ndër të tjera nga Unaza e Re lideri demokrat është shprehur se në këtë situatë, opozita e ka kryer detyrën e saj.
“Sot jam këtu për ti bërë thirrje qytetarëve të Tiranës. Në këtë kohë që flasim erion veliaj po bën dy akte korruptive: shembjen e një pjese të Policisë Bashkiake, si dhe dhënien me koncesion të parkingjeve të Tiranës. Kjo bëhet në kurriz tuaj, ndaj ju bëj thirrje të ngrihemi të protestojmë, tek Astir, në Shkozë dhe të bashkohemi me 16 shkurt në shesh, ku siç e tha artisti i njohur: këtij mali të abuzimit dhe korrpusionit t’i jap një grusht mu në zemër, ti japim grusht pushtetit të korrupsionit të Edi Ramës.”




