Subscribe

I pranishëm në protestën e banorëve të Astirit, lidëri i opozitës Lulzim Basha ka komentuar lëvizjet e fundit në kambinetin e qeverisë.

 

Lideri i opozitës u shpreh se protesta e banorëve të Astirit por jo vetëm, arriti që të rrëzonte gjysmën e kabinetit Rama.

 

“Kjo protestë rrëzoi projektin korruptiv si modeli që mishëron qeverisjen e Ramës. Nuk mjafton vetëm largimi i shërbëtorëve të Edi Ramës në vjedhjen tek Unaza e Re. Njeriu që urdhëronte të gjithë këta vazhdon të mbetet në krye të qeverisë. Qytetarët e bashkuar kanë forcën për të larguar këtë bandë hajdute. Duhet të shembim këtë sistem që kurrë mos bëhen pazare. Duhet të pastrojmë politikën nga krimi. Rruga për të shembur këtë sistem politik është rruga e bashkimit”.

 

 

Basha tha se qytetarët kanë forcën për të larguar këtë qeveri që sipas tij është vetëm një  bandë hajdute.

 

Banorët e zonës së Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë edhe këtë të shtunë në protestë në ditën e 56, duke bllokuar rrugën. Ata kërkuan si gjithnjë anulimin e projektit dhe dëmshpërblim 100% për banesat e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *