Basha premton: PD do të dëmshpërblejë banorët e “Unazës së Re”

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka ripërsëritur ne këtë fushate zgjedhore premtimin për dëmshpërblimin e plote të të gjitha familjeve qe u janë prishur shtëpitë ne zonën e “Unazës se Re”, ne kryeqytet. Gjate një takimi me qytetaret e kësaj zone, Basha premtoi se do te respektojë marrëveshjen me ta, dhe nga ana tjetër do të anulojë projektin për devijimin e lumit te Lanës.
“Nuk do të kenë kohë të vazhdojnë me paudhësitë e tyre. Njëra prej të cilave është gjëja më e pamenduar ndonjëherë që duan të zhvendosin shtratin e lumit sepse pushtetarët dhe mafiozët janë bërë bashkë për të grabitur pronat. Do t’i qëndroj pikë për pikë marrëveshjes me të gjitha familjet e cënuara nga afera korruptive e Unazës së Re. Paratë që do t’ju paguhen me vlerën e tregut për pronat e prishura me padrejtësi, ne një nga ligjet e para që do të kalojmë është që këto para do t’i nxjerrim nga çdo pasuri e pushtetarëve që shkaktuan këto dëme.”
Ndërsa gjate një takimi me te rinjtë e kësaj zone, Basha premtoi ndërhyrje ne planin urbanistik te Tiranës, duke sqaruar se një grup urbanistësh po punojnë për këtë.
“Ky është një grup i përbërë nga ekspertë në zë të nivelit kombëtar dhe nga shumë të rinj që kanë mbaruar shkëlqyeshëm në universitetet më të mira të Europës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që sot po punojnë me Partinë Demokratike në mënyrë që ditën e parë të qeverisjes sonë të nisim korrigjimin e këtyre krimeve të tmerrshme të urbanistikës. Dhe detyra tjetër është të përshpejtojë procesin e rindërtimit dhe t’i japë fund krimit tjetër të Edi Ramës që i la 2 dimra rresht familjet shqiptare të dëmtuara.”
Nga ana tjetër, Basha u shpjegoi te rinjve te kësaj zone te cileve u shpjegoi se per te rritur punësimin, PD synon te paguaje praktiken per studentet e sapo diplomuar.
“Një tjetër pjesë e programit parashikon që një në tre studentë të sapo diplomuar do t’i ofrohet nga qeveria ime 10 mijë studentëve çdo vit bursa apo një pagesë prej 300 mijë lekë në muaj për një stazh 12 mujor që do të ndihmojë për ndërtimin e një ure nga bankat e shkollës, nga auditorët drejt praktikës dhe drejt vendeve të punës.”
Basha theksoi se PD do te anulojë ligjin e arsimit te larte për t’u dhënë më shumë autonomi universiteteve.




