E enjte, 24 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha përshëndet raportin e ODIHR: Dokumenti konfirmon denoncimet e opozitës

Në reagimin e parë pas raportit të OSBE-ODIHR, lideri i opozitës, Lulzim Basha theksoi se dokumenti mbështet argumentin e opozitës se 25 prilli ishte masakër elektorale.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Basha liston gjetjet e ODIHR që flasin për blerje të votave, presion ndaj zgjedhësve, përdorim të aseteve publike, abuzim me pushtetin për të ilustruar bindjen e opozitës se në këto zgjedhje vullneti i shqiptarëve u tjetërsua.

 

Reklamë

“Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme”, shkruan lideri i opozitës, Lulzim Basha.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë