E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 29 minuta më parë
Vendi

Basha për masakrën: Reflektim për pasigurinë që shtohet çdo ditë

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ka reaguar per ngjarjen e rende ne Selenice te Vlores.

 

Ai ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura pas masakrës ku 24 vjecari Ridvan Zykaj vrau tete persona te aferm te tij.

 

Reklamë

Sipas liderit të opozitës, kjo është ditë zie për Vlorën dhe vendin, por edhe reflektim për pasigurinë që shtohet çdo ditë.

 

“Vrasja miziore e 8 familjarëve në Resulaj, përfshirë dy fëmijë, ka tronditur të madh e të vogël”, shkruan Basha.

 

Ai shton me tej se mendimet e lutjet e tij shkojën për shpirtrat e të ndjerëve dhe dhimbjen e të afërmeve të tyre.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë