E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha për marrëveshjen e arritur Kosovë-Serbi: Hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

 

Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve.

 

Reklamë

“Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajčák. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajmimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit”.

 

Për Bashën, ka ardhur koha që dy vendet të shkojnë drejt “njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

 

“Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë