Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndodhet në Berlin pëtr një vizitë pune me parlamentarët gjermanë, ku përmes një interviste për Deutsche Welle ka komentuar edhe situatën politike në Shqipëri.

 

Kreu demokrat në fjalën e tij për DW është shprehur i bindur se opozita nuk do të kthehet në parlamet.

 

Sipas tij, kjo që po ndodh me situatën politike në Shqipëri është  një mundësi e madhe jo thjesht për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin, por për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë një sistem demokratik funksional që u shërben atyre dhe jo partive.

 

“Largimi nga Parlamenti ndodhi pas shterimit të çdo mundësie për të zgjidhur në mënyrë institucionale këtë krizë të thellë legjitimiteti. Ju kujtoj që partnerët gjermanë në Bundestag dhe qeverinë gjermane i njohin këto probleme. Gjërat jo vetëm nuk kanë ndryshuar, por janë përkeqësuar. Dalja e opozitës nga Parlamenti është një dalje pa kthim, kriza politike është reale por është një mundësi e madhe jo thjesht për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin, por për t’u dhënë shqiptarëve një sistem demokratik funksional që u shërben atyre dhe jo partive. Kam besim të madh që ky transformim që tashmë ka nisur, do të ketë mbështetje nga të gjithë shqiptarët e ndershëm. Në institucionet gjermane kemi gjetur mbështetje për këtë gjendje transformuese”.

 

Gjithashtu ndër të tjera në intervistën e tij kryedemokrati Basha, ka deklaruar se në Evropë nuk shkohet me gënjeshtra dhe qeveri të kapur nga krimi.

 

“Në Evropë nuk shkohet me hilera, nuk shkohet me gënjeshtra, nuk shkohet me një shtet të kapur nga krimi. Shkohet me vlera, me të vërteta, me një shtet të çliruar nga keqqeverisja dhe me një Parlament të zgjedhur nga populli shqiptar. Kur bie vota e lirë ka rënë demokracia”.

 

Ndërkohë në lidhje me zgjedhjet lokale Basha ka deklaruar se kjo është një çështje që zgjidhet vetëm me ndërshkimin e fajtorëve.

 

“Çështja e zgjedhjeve lokale zgjidhet vetëm pasi të ndëshkohen ata që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale të kaluara. Pa u ndëshkuar, pa marrë fund ky model i bashkëpunimit të krimit të organizuar dhe qeverisjes nuk bëhet fjalë për normalitet apo zgjedhje të tjera. Emergjencë kombëtar është rikthimi i besimit të shqiptarëve tek procesi zgjedhor. Përveç largimit të qeverisë aktuale dhe  një qeverie tranzitore të çohen para drejtësisë dosja 339 dhe kokat politike të përfshirë në këtë dosje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *