E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha për Berishën: Hera e parë në histori që një politikan “non grata” thërret protestë kundër partisë së tij

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar ashpër Sali Berishen se synon të sulmojë Partinë Demokratike në 8 janar, në protestën e thirrur nga ish-kryeministri, e cila pritet të zhvillohet para selisë blu.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, lideri demokrat shkruan se është hera e parë në historinë  e Shqipërisë që një “politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur.”

 

Sipas PD, Kuvendi i 18 dhjetorit ka konfirmuar mbështetjen për Lulzim Bashën duke e bërë të qartë se nuk njeh asnjë ultimatum të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë