E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Basha, peng i Edi Ramës”/ Kryedemokrati akuzon Berishën: Gënjeshtër, deri dje unë isha kukulla jote…

Lulzim Basha nëpërmjet një dalje nga selia blu i është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha për pazare me kryeministrin Edi Rama për ndryshimet Kushtetuese.

 

Reklamë

Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për peng  të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. Partia Demokratike po ecën përpara.

 

Kryetari i PD theksoi se Partia Demokratike do t’i prijë betejës popullore  për ndryshim.

 

Partia Demokratike do t’i prijë betejës popullore  për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë të cilat sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i Partisë Demokratike, ky është misioni i çdo demokrati, ky është misioni im dhe këtij do t’i qëndroj me përkushtim deri në arritjen e objektivave që nuk janë thjesht partiake, por janë kombëtare.

Më shumë video

Reklamë