Kryedemokrati Lulzim Basha, ka folur për mediat jashtë sallës së Kuvendit, pas përjashtimit nga kryetarja Lindita Nikolla, pas bllokimit të foltores.

Basha tha para mediave se Kuvendi nuk ju shërben më qytetarëve, por oligarkëve.

Sipas tij PD ka insistuar që në fillim për një Reformë Zgjedhore në shërbim të qytetarëve, ndaj ka kërkuar lista të hapura.

Zgjedhorja është shkaku i gjithë të këqijave, sepse sjell zgjedhje të deformuara, sjell parlamentarë kokëulur, që votojnë ligje, të cilat nuk janë në dobi të qytetarëve, por të oligarkëve. Prandaj, PD ka 2 vite që fokusohet për të pasur një Reformë Zgjedhore korrekte. Listat e hapura janë domosdoshmëri për të prishur paktin e 2008, që ua hoqi të drejtën qytetarëve, që në parlament të shkojë ai individ që duan ata e jo ata që duan kryetarët e partive. Shqipëria duhet të jetë një zonë zgjedhore, që votat nga Kukësi në Vlorë të jenë njësoj të vlefshme, sikundër duhet të votojë edhe diaspora”, u shpreh Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *