Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk do të lejojë askënd që të mbajë peng PD-në.

 

Sipas tij, partia ka vetëm një Kuvend Kombëtar dhe ai do të mblidhet në 18 dhjetor.

 

“Kuvendi Kombëtar do të mbahet më 18 dhjetor dhe jam krenar për vendimin e Kryesisë pas pothuaj 6 orësh diskutimesh, dua t’i falënderoj të gjithë, pavarësisht prej mendimeve apo votës së tyre, për përkushtimin që demonstruan dhe për legjitimimin e plotë të besimit që u kanë dhënë demokratët. Një parti, një kuvend më 18 dhjetor dhe e sigurt është që nuk do të lejoj askënd ta mbajë Partinë Demokratike peng. Ju faleminderit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *