Kryetari i PD, Lulzim Basha nga protesta e banorëve të Unazës së Re, u është  rikthyer akuzave se Rama dhe Veliaj ndryshuan planin për urbanizimin e kësaj zone.

 

Sipas ti ky anulim është bërë me qëllim për t’i dhënë Edmond Begos 30 000 m2 sipërfaqe me qëllim ndërtimin e komplekseve të banimit. Edhe pse herët Bashkia e Tiranës mohoi të ketë dhënë leje ndërtimi për biznesmenin e akuzuar për trafik droge (Lexo këtu), kreu i PD ka insistuar se 1000 familje po nxirren në rrugë për të pastruar paratë e krimit të Begos.

 

“Sot ju e keni parë se si plani urbanistik i Tiranës është ndryshuar nga Veliaj dhe është miratuar nga Edi Rama. Ndryshimi i këtij plani konsiston në ndryshimin rrjedhjes së Lumit të Lanës. Në fakt është një bandë që nuk ka asnjë qëllim për vendin përveç grabitjes. Kjo është arsyeja pse këta njerëz janë në protestë. Shqipërinë e konsiderojnë thejsht dhe vetëm si një koloni ku grabisin gjithçka dhe deri në palcë qytetarët. Nuk është vetëm një çështje tarifash. Është çështja e një sistemi të ngritur nga Edi Rama ku politikanë, kriminelë e pedagogët të korruptuar kanë në dorë fatin e 140 mijë të rinjve e qindra mijëra të tjerëve që do vijnë. Ata nuk mund të jenë peng i kësaj klike të korruptuar. 60 mln euro është afera Veliaj-Bego”.

Në fjalën e tij për mediat Basha ka ftuar qytetarët që të protestojnë nesër përpara Parlamentit. Sipas tij, ndryshimi i planit urbanistik, duke devijuar lumin e Lanës, është një aferë 60 milionë euro me protagonistë, ku sipas tij një personazh të botës së krimit, të quajtur Edmond Bego dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *