Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi këtë të hënë takime me demokratët në qarkun e Shkodrës, ku përsëriti këmbënguljen për të rrëzuar regjimin Rama-Doshi.

 

Sipas tij, vetëm Partia Demokratike mund t’i nxjerrë shqiptarët nga kriza, duke shtuar se është shpresa e vetme për ndryshim dhe për një të ardhmen më të mirë për shqiptarët.

 

Sa i përket garës brenda PD-së, ai theksoi se demokratët do të dalin më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur “për të luftuar dhe sjellë ndryshimin që duan shqiptarët”.

 

“Mesazhi i parë është që vullneti shqiptar i tjetërsuar me 25 prill, masakra zgjedhore e 25 prillit nuk njihet e nuk do të njihet kurrë nga unë, nga pozitat e kryetarit të Partisë Demokratike, nuk e njoh dhe nuk shkel mbi vullnetin e tjetërsuar të shqiptarëve. Gjithçka tjetër na bën pjesëtarë në këtë masakër zgjedhore, na kompromenton në gjënë më të çmuar me të cilën jemi futur në këtë betejë, në vlerat dhe parimet më të cilat jemi themeluar, të cilat i kemi trashëguar nga lëvizja e dhjetorit si artia trashegimtare e rrëzimit të komunizmit, për të cilin kemi paguar çmimin e lartë të katër martirëve te dy prillit e qindra të tjereve anembanë Shqipërisë. Sakrificën e gjithësecilit prej jush në këtë betejë nga mengjesi e deri në orët e vona të natës, sy për sy, e dhëmb për dhëmb, e fyt per fyt me bandat e Tom Doshit me shokë. Qëndrimi i dytë është një pergjigje ndaj të vetmit akt që mund të pritej nga një diabolik që pasi ka vjedhur dhe ka tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve permes masakrës më të madhe, më të thellë dhe më voluminoze zgjedhore në 30 vite pluralizëm, nga njëra anë dhe me njeren dorë godet demokratët, godet kedo që ka marrë pjesë në fushatën tonë, i heq nga puna, i vendos gjoba, i kercenon, i transferon, i bën presion kompanive private kontraktore të shtetit për t’i larguar dhe nga ana tjetër gjoja shtrinë dorën e bashkëpunimit. Ajo dorë është e mbushur me helm jo thjesht për mua, jo thjesht për demokratët, jo vetëm për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kapja e asaj dore do të thotë asgjësim i kauzës dhe demokracisë, do të thotë të bëhesh palë me masakren zgjedhore, do të thotë të pranosh vjedhjen dhe tjetërsimin e zgjedhjeve, do të thotë të bëhesh njish me të keqen, ndaj Jo-ja ime është e prerë dhe finale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *