Kryedemokrati Lulzim Basha, ashtu sikundër dhe mbështetës të PD-së kanë shfaqur shenja të helmimit.

 

Këtë fakt e ka konfirmuar dhe Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë për mediat ku sqaron se edhe kreu i PD-së është paraqitur rreth orës 5 të mëngjesit në QSUT dhe shfaqte shenja intoksikacioni, si skuqje dhe djegie të syve, dhe irritim në zona të ekspozuara të qafës dhe fytyrës.

 

Ndërkohë disa prej mbështetësve që kanë qenë të pranishëm në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike kanë patur edhe vështirësi në frymëmarrje.

 

Komplikacionet shëndetësore kanë sjellë dhe anulimin e tubimeve elektorale të kreut të PD-së, Lulzim Basha në Roskovec, Lushnje dhe Divjakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *