Subscribe

Partia Demokratike prezantoi këtë të hënë programin “Shqipëria fiton mirëqenen sociale”.

 

Kreu demokrat, Lulzim Basha deklaroi se në këtë program përfshihet rritja e pensioneve, mbështetja e familjeve në nevojë apo ndihmë për çiftet e reja.

 

Basha tha se PD është gati për të sjellë ndryshimin që kërkon Shqipëria.

 

“Nuk mund të lëmë askënd pa përkrahje. Mbi të gjithë ne, përgjegjësia për të sjellë ndryshimin e domosdoshëm. Përgjegjësia jonë, për prindërit tanë të moshuar. Rama dhe qeveria e tij e tradhtuan Shqipërinë. Pensionistët janë pa ilaçe, të sëmurë, të varfër. Rama dhe qeveria e tij braktisën personat me aftësi të kufizuara. Ndodhem para jush për të shpallur angazhimet tona. Ne mund ta sjellim ndryshimin që kërkon Shqipëria. Një plan pune që do ta bëjë 25 prillin ditën kur Shqipëria fiton. Shqipëria nuk mund të fitojë nëse nuk kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë. Shqipëria nuk mund të fitojë nëse nuk kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë. Angazhohemi ndaj jush që njerëzit që kanë më shumë nevojë do të marrin atë që u takon. Angazhohem të rris pensionet për 650 mijë pensionistët tanë 2 herë më shumë se norma e inflacionit, të paktën 5% çdo vit. Për çdo të porsalindur, 3000 lekë të reja çdo muaj deri në moshën 5 vjeç. Subvencionim i plotë i interesave për kredi bankare për shtëpi për 20 mijë çifte të reja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *