Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me të rinjtë këtë të hënë. Premtimet e tij për ta ishin që kur opozita të fitojë zgjedhjet, në fokus do të jenë të rinjtë, angazhimi dhe punësimi i tyre.

 

“Jam mbështetës i vendosur i përfshirjes së rinisë në politikë. Fytyra e ndryshimit në Shqipëri, gjithmonë fytyra e rinisë. Qëllime djallëzore synojnë delurajimin e rinisë. Brezi i ri të trajnohet për të ushtruar përgjegjësinë individuale në shoqërinë shqiptare. Qeveria e ardhshme, t’i hapë rrugën rinisë. Pa pjesëmarrjen e rinisë, asgjë s’mund të arrihet. Programi ynë, çlirim i potencialeve të rinisë. Qeveria nuk po sjell investime për punësimin e rinisë. Ne mund të sjellim punësim me paga të larta për rininë.”

 

Lulzim Basha akuzoi mazhorancën se po shfuqizon të rinjtë me politikat e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *