Pas Mallkastrës, kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi një takim informal me strukturat edhe në qytetin e Fierit.

 

Basha tha para strukturave të Fierit se protestat e opozitës janë europiane e synojnë që të bëjnë Shqipërinë si Europa.

 

“Protestat tona janë europiane dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Edhe mediat ndërkombëtare, së fundmi, na u drejtuan si “protestuesit pro-europianë- tha Basha, i cili shtoi se “meritë të jashtëzakonshme për këtë ka bashkimi i qytetarëve, që ka ngjallur shpresën për ndryshim.”

 

Duke u ndalur tek situata ekonomike, Basha tha se vendi ndodhet në një krizë të thellë dhe se PD duhet t’I dal për zot vendit.

 

“Kjo nuk është një betejë për pushtet personal. Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos perseritet më kurrë.”

 

Ai theksoi më tej se qëllimi i këtij ndryshimi është mirëqenia e qytetarëve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *