E martë, 15 Shtator 2026 Film TV deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Ne do të ndihmojnë të gjithë qytetarët

Ilustrim · Vizion Plus

Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me bizneset në Tiranë, për t’u shpalosur programin elektoral.

 

Teksa akuzoi qeverinë se nuk ka mbajtur asnjë pretim të dhënë, shefi i opozitës u zotua të ndihmojë të gjithë qytetarët.

 

Sipas Bashës, me PD në qeveri do të hapen vende të reja pune, do të ulen taksat dhe do të bëhet aleat biznesi.

 

“Nuk krahasohemi me asnjë vend të Ballkanit për paketat e ndihmës. Plani ynë qeverisës, trajtim i problemeve afatgjata. Krizën nuk na e solli pandemia. Shqiptarët paguan 3.2 miliard euro nga taksat e rritura. Premtoi ulje taksash dhe mori 3.2 miliard euro më shumë nga qytetarët. Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim as për qytetarët, as për sipërmarrjen. Plani ynë, angazhime konkrete, jo premtime boshe. Plani synon të ndihmojë të gjithë qytetarët. Plani ynë, 100 mijë vende pune. Vendet e punës do të krijohen nga biznesi i çliruar nga taksat. Rritja e pagës minimale nga qeveria rëndon biznesin. Ulja e taksës nga 15 në 9% do të lej8jë bizneset të hapin më shumë vende pune. Plani ynë, ulim kostot e punësimit, ulim në 18% kontributet për sigurimet shoqërore. Biznesi, aleati ynë për të krijuar vende pune dhe rritur mirëqenien. Biznesi në kolaps total, oligarkët shijojnë favoret e qeverisë. Nga kriza nuk dilet duke dhënë para për oligarkët dhe duke lënë mënjanë biznesin prodhues dhe shtresën e mesme.”

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh