E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Video · Politikë

Basha: Ndërtojmë rrugën e Arbrit

 

Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime pak ditë më parë edhe me banorë të Klosit dhe Bulqizës. Ulja e çmimit të naftës, dhe përfundimi i rrugës së Arbrit, ishin dy nga premtimet kryesore te Kreut te PD.

 

Gjatë bisedës me minatorë, Basha premtoi se pasuritë e vendit do t’i kthehen qytetarëve, dhe s’do të jenë në dy-tre duar oligarkësh.

Reklamë

 

Basha i bëri të qartë pronarëve të bizneseve të vogla se plani i tij ekonomik për ulje taksash do të lërë më shumë para në xhepat e shqiptarëve.

 

Në këto takime, Basha ka theksuar se Edi Rama kishte kohë dhe mundësi të mbante premtimet, por ai nuk bëri asnjë përpjekje në këtë drejtim.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë