Subscribe

Këtë të premte kryetari i PD, Lulzim Basha vendosi të takojë nga afër fermerët në Berat.

Ai dëgjoi shqetësimet e tyre, ndërsa nuk la pa akuzuar qeverinë. Kryedemokrati u shpreh se mazhoranca socialiste ka lënë në harresë fermerët.

“Në Berat takova dhjetëra fermerë që më treguan për shqetësimet e tyre dhe vështirësitë që përballen çdo ditë. Janë familje që me punën në bujqësi nxjerrin të ardhura për të mbajtur familjet e tyre. Pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin prodhimet e tyre që nuk kishin mundësi t’i nxirrnin në treg. Qeveria i braktisi në ditë të vështira ndërsa për 7 vite me radhë ua shtoi faturat dhe hallet duke ua bërë të pamundur mbijetesën. Fermerët kudo në Shqipëri ndiejnë sot më shumë se kurrë harresën e qeverisë dhe moskujdesin ndaj agrobiznesit. Asnjë subvencion për produktet e tyre, ndërkohë që çmimet janë rritur e nafta është më e shtrenjta në rajon.”

Lulzim Basha garantoi se kur PD të vijë në pushtet, gjërat do të ndryshojnë. Ai tha se për fermerët do të ketë mbështetje direkte, do të ulet çmimi i naftës dhe do të lehtësohet aksesi në treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *