E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Na mungon Klevis Balliu,  jam krenar për të

Kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të enjte një bashkëbisedim me të rinjtë e Pogradecit ku prezantoi alternativën e PD për arsimin dhe punësimin e rinisë.

 

Gjatë bashkëbisedimit, Basha nuk I kurseu as sulmet në drejtim të kryeministrit Rama ku e bëri fajtor për burgosjen e ish-deputetit demokrat Klevis Balliu.

 

Reklamë

Basha tha para të rinjëve se takimit i mungon Klevis Balliu, që sipas tij, mbahet në burg me urdhër politik pasi qëndroi në krah të qytetarëve që po I dhunonte policia.

 

“Na mungon dikush sot, na mungon, sepse Edi Rama ka vendosur të kthejë burgun politik. Na mungon Klevis Balliu, i cili mbahet me urdhër politik vetëm e vetëm, sepse qëndroi në kah të qytetarëv,e që po i dhunonte policia. Unë jam krenar për Klevis Balliun, e di që edhe ju jeni krenar për Klevis Balliun. Dhe mesazhi që ju çon është që të qëndrojmë edhe më fort, edhe më të bashkuar në krah të njerëzve, në krah të kauzës tonë për liri dhe demokraci. ta tregojmë veten. Ky është mesazh për të gjithë ju e në veçanti për rininë e Pogradecit, ta tregojmë veten fuqimisht të shtunën më 11 maj në Tiranë”

 

Më shumë video

Reklamë