E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Video · Politikë

Basha: Mosdekretimi i ministrit të Brendshëm, dëshmi e krizës së thellë politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pak orë pas vendimit të presidentit Meta për të mosdekretimit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi.

 

Reklamë

Në fjalën e tij kreu demokrat ka theksuar se vendi ynë është pa kryeministër, pa gjykatë dhe pa prokurori.

 

“Presidenti ka kopetencat e tij kushtetuese dhe eshte detyra e tij te jape te giithe aspektin kushtetues te dekretimit dhe mosdekretimit te emrit te propozuar nga Rama. Një gjë është e sigurt që lëvizja e ardhshme në atë që nuk është lojë shahu, por ka të bëjë me fatin e shqiptarëve është largimi i vetë Edi Ramës. Ministri i tretë i propozuar nga Rama është dëshmi e krizës së thellë politike morale të mosqeverisjes se vendit si rezultat i bashkëqeverisjes me krimin. Vendi është pa kryeministër, pa gjykatë, pa prokurori dhe përgjegjësia është e organizatës kriminale të rilindjes dhe kreut të saj.”

 

Këto deklarata, kreu i demokratëve i bëri nga Korça në një takim me strukturat dhe mbështetësit e PD, ku edhe njeherë u ndal tek akuzat për lidhjet e qeverisë me krimin.

Më shumë video

Reklamë