Pas takimeve të zhvilluara gjatë vizitës në Gjermani, Lulzim Basha dha një intervistë për Deutsche Welle.

Ai pohoi se pas diskutimeve të rëndësishme mes të cilave edhe ajo tek zyra e Kancelares Merkel ka një konkulzion të qartë se Gjermania është thellësisht e shqetësuar për gjendjen ku ndodhet vendi aktualisht.

Madje Basha shton se në Gjermani dhe disa vende të tjera të BE janë të vendosur të mos hapin negociatat me Shqipërinë nëse nuk zgjidhet kriza politike. Kështu sipas liderit të PD, vendi ynë do të mbetej pas edhe në raport me Maqedoninë e Veriut.

 

Në momentin aktual, në Gjermani, sikundër dhe në shumicën e vendeve vendimmarrëse të Bashkimit Europian, predominon mendimi që nuk do të ketë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave pa u tejkaluar kriza politike, e cila është e vetmja rrugë për të plotësuar detyrat e paplotësuara, siç është lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, dënimi i politikanëve të kapur dhe të përgjuar në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur votat dhe për të fallsifikuar rezultatin elektoral të vitit 2017-të. Nga ana tjetër, është shqetësimi që, nëqoftëse nuk ka ndryshim, Shqipëria rrezikon të humbasë një mundësi të madhe, e cila, pastaj, do ta veçonte dhe nga Maqedonia e Veriut. Ajo do të shkonte përpara në këtë proces, ndërkohë që Shqipëria do të mbetej në vendnumëro apo akoma më keq, do të izolohej.

 

Basha këmbëngul se të gjitha skandalet e kësaj qeverie, korrupsioni me tenderat dhe zgjedhjet e vjedhura bëjnë që vendet e BE dhe në mënyrë të vecantë Gjermania të mos hapin negociatat me Shqipërinë dhe këtë mesazh e ka marrë nga Berlini zyrtar. Sipas liderit demokrat kërkohet ndryshim politik.

 

Shiko çfarë ka ndodhur, janë kapur me skandalin e Unazës së Re, të cilin e ka pasqyruar Deutsche Ëelle, siç e ka pasqyruar edhe Zëri i Amerikës. 40 milionë euro për 2 kilometër, 30 milionë euro një kompani fantazëm. Asnjë nuk shkon para drejtësisë. Pse? Sepse drejtësia është kapur. Dhe çfarë ndodh? Kalojmë nga ky skandal në një skandal tjetër, 300 milionë euro tek rruga Milot- Balldren. Po të marrim Milot-Balldren dhe Rrugën e Arbrit do të shikojmë se dy kompanive, që i takojnë nje nipi dhe një daje, po i jepet 5% e PBB-së, mbi 500 milionë euro. Pra mesazhi është i qartë. Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu. Ky është rekordi me i lartë, më i zi i korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Ky është mesazhi qe vjen nga Berlini, meqë më pyetët për mesazhin e Berlinit. Në këtë situatë nuk ka shanse që të hapen negociatat për Shqipërinë. Kërkohet ndryshim politik. Partia Demokratike dhe opozita janë gati të luajnë rolin e tyre për këtë ndryshim politik, nga i cili të përfitojnë të gjithë shqiptarët. Të hapet rruga europiane e Shqipërisë, që është bllokuar dhe shkaktarët e bllokimit janë një dhe vetëm një – është pushteti i ardhur në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe që po mbahet me ndihmën e krimit të organizuar dhe nje grushti oligarkësh në kosto të zhvillimit të Shqipërisë, të punësimit të shqiptarëve, të varfërimit te shqiptarëve, të bllokimit të integrimit europian të Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *