Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një mesazh urimi për kryetarin e ri të CDU Friedrich Merz.

 

Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se pret me kënaqësi të punojë me Merz për të zhvilluar marrëdhënie më të ngushta ndërmjet partive të tyre.

 

“Përgëzime @_FriedrichMerz dhe urimet më të mira për zgjedhjen tuaj si lideri i ri i @CDU. Pres me kënaqësi të punoj me ju, jo vetëm për të zhvilluar marrëdhënie më të ngushta ndërmjet partive tona, por edhe për të siguruar mbështetjen tuaj për integrimin europian të Shqipërisë 🇦🇱 në BE”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *