E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  reagon pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish-deputetit Ismet Ferizaj.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan mesazh prekes për ndarjen nga jeta ish-deputetit dhe themeluesit të PD-së në Kavajë.

“Me hidhërim ndava sot lajmin e ndarjes nga jeta te z. Ismet Ferizaj. Patriot i shpërngulur nga Kosova bashke me familjen e tij, i ndjekur nga regjimi komunist, ai ju bashkua qe ne fillim Partise Demokratike, si themelues e me pas deputet ne Kuvendin e Shqiperise. I pandare ne cdo sfide e beteje nga kauzat e medha te PD, Ismet Ferizaj nderthurte vlerat me te larta patriotike me qendresen dhe kthjelltesine e mendimit intelektual. Per kontributin e tij te shquar qyetar, politik dhe intelektual, Bashkia Kavaje e ka nderuar me titullin e larte “Qytetar Nderi”. Mendimet dhe lutjet e mija jane me familjaret dhe te afermit e tij qe percjellin sot njeriun e tyre te dashur. Per Partine Demokratike kontributi i tij mbetet i pashlyeshem dhe frymezues. U prehte ne paqen e Zotit!”

Vazhdo të lexosh