Subscribe

Në fokus të PD, sapo të fitojë zgjedhjet e 25 prillit, do të jenë edhe problemet e shkaktuara nga përmbytjet dhe tërmeti në vend.

 

Këtë e theksoi kreu i PD, Lulzim Basha, ndërsa prezantoi planin për energjinë.

 

Sipas Bashës, ndryshimi mund të vijë vetëm nëse të gjithë qytetarët bëhen bashkë në ditën e zgjedhjeve.

 

“Menjëherë pas zgjedhjeve, unë do të përqendroj të gjithë fuqinë e shtetit në dy detyra të tjera kryesore: zgjidhja e problemeve të përmbytjeve të qyteteve tona dhe përfundimin me shpejtësi i riparimit dhe rehabilitimit të të gjitha dëmeve të tërmetit. Nuk është aspak për t’u habitur që Rama nuk bëri asgjë për këto dy çështje jetike. Ndërkohë akoma pa ardhur në qeverisje, ne kemi marrë angazhimin e institucioneve prestigjioze që kanë punuar krah për krah me NATO-n dhe Bashkimin Europian për një zgjidhje reale dhe të qëndrueshme të problemit të përmbytjeve në veçanti dhe erozionit dhe ndotjes në tërësi. Ndryshimi është i mundur. Ne mund dhe do ta arrijmë atë. Kjo varet e gjitha nga ne. Bashkë do të sjellim ndryshim dhe do ta bëjmë një vend tonë më të mirë për të jetuar për të gjithë shqiptarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *