Subscribe

Kreu demokrat, Lulzim Basha është ndalur ditën e dytë të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë” në qytetin e Korçës ku zhvilloi një takim me të rinjtë e këtij qyteti.

 

Duke bërë përgjegjës për mos hapjen e negociatave kryeministrin Rama, Basha u zotua se në momentin që PD do të vijë në pushtet do të rikthejë shpresën tek qytetarët.

 

“Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa nuk është një slogan por një punë e jashtëzakonshme. E kemi nisur këtë punë prej 30 vitesh, por ka 5 vjet që kjo rrugë është bllokuar. Dështimi me negociatat është dështim personal i Ramës. Vetëm vitin e kaluar kanë ikur në emigracion 38 mijë të rinj. Modeli që po na qeveris është modeli i gabuar. Zotimi i PD është të kthejmë shpresën dhe të nderojmë këtu në Shqipëri të ardhmen tone.”

 

Basha u ndal edhe tek arsimi në vend. Ai u premtoi të rinjëve mbështetje dhe kushte më të mira.

 

“120 milion euro jepen për konnçensione për 12 veta dhe nuk sjellin asnjë dobi, ndërsa do të mjaftonin 70 milion euro për të bërë ndryshim në arsim. Ky është plani ynë. Mbështetje për universitet dhe për studentët në nevojë. Qeveria i ka mundësitë të paguajë taksën e studimit, por zgjedh që këto para tja japë 12 personave. Kthimi i shkollave në tempuj të dijes duhen investime dhe ne këtë synojmë të bëjmë. Ky kryeministër ka zgjedhur që këto para të mos i japë për arsimin, por për 12 veta duke krijuar pashallëkun e Edi Ramës me 10-12 persona Misioni është tu kthejmë republikën ju dhe kjo vjen duke kthyer votën e lire”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *