Subscribe

Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe administratën Johannes Hahn, i cili me heret ka qënë përgjegjës për procesin e zgjerimit.

 

Kryedemokrati e ka njohur komisionerin Hahn me planin e PD për të përmbushur kushtet për të zhbllokuar procesin e integrimit, për luftën kundër krimit e korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe rindërtimin.

 

Shqiptarët duan të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Dhe shqiptarët e kanë kuptuar që ngecja në këto 8 vitet e fundit në procesin e integrimit evropian i ka dëmtuar ata, ka dëmtuar mundësitë e tyre, ka dëmtuar shtetin ligjor, barazinë para ligjit, ka dëmtuar konkurrencën dhe si rezultat ka dëmtuar të gjitha ato aspekte që sjellin punë dhe prosperitet sepse imazhi ynë është keqësuar. Investimet evropiane janë ulur.

 

Për liderin e opozitës Lulzim Basha, integrimi në Bashkimin Europian do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e shqiptarëve, do të ndryshojë ekonominë e tyre, të ardhmen e tyre. Prandaj,  për të sjellë ndryshimin e vërtetë për njerëzit, ne duhet të përparojmë në rrugën e sigurtë të integrimit Europian. Një nga mekanizmat kryesore sipas Bashës është implementimi I shopejtë I reformes në drejtësi.

 

 

Shqiptarët e kuptojnë që afrimi me Evropën do të thotë përmirësimi i jetës së tyre. Përmirësimi i kushteve të tyre të jetesës, përmirësimi i mundësive përmes më shumë vendeve të punës që do të vijnë përmes më shumë investimeve dhe sundimit të ligjit. Dhe kjo është arsyeja pse është e një rëndësie të madhe që reforma në drejtësi që ka filluar në 2016 gjithashtu të përshpejtohet, të zbatohet plotësisht.  Me ne nuk do nuk do të ketë asnjë pengesë nga parlamenti I ardhshëm dhe ekzekutivi I ardhshëm  në  zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Kontributi i vetëm që partitë politike mund të japin që reforma në drejtësi të ketë suksesin e plotë është të qëndrojnë larg, të mbajnë duart larg reformës në drejtësi. Dhe kjo shpresojmë se do të sjellë rezultate për të cilat kemi filluar këtë proces në vitin 2016, i cili përkthehet në gjykatës dhe prokurorë të pavarur që nuk mbrojnë por ndëshkojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta”.

 

Komisioneri Johannes Hahn ka theksuar se sundimi I ligjit eshte ceshtja me e rendesishme per nje vend kerkon të bëhet anëtar i BE.

 

Une vetem nund ti konfirmoj ato cfare the Luli persa i perket rendesise se sundimit te ligjit  dhe pavaresine e sistemit te drejtesise. Jam i sigurt qe nje vend si Shqiperia qe ka bere shume perpjekje dhe mbaj mend mire se kjo eshte bere e mundur vetem  fale angazhimit  tuaj. Ishte rasti kur per hir te interesave kombetare ju si opozite bete kompromis me qeverine dhe sigurisht toleruat disa mangesi me qellim qe  te realizohej refomra dhe kjo ishte e jashtzakonshme. Dhe e them serisht e serisht se kjo per Ballkanin Perendimor eshte e pazakonte.

 

 

Basha e njohu komisionerin Hahn dhe me planin e tij për përshpejtimin dhe përfundimin e procesit te rindërtimit dhe thithjen sa më shpejt fondet e akorduar nga BE ne mënyre transparente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *