Subscribe

Kreu demokrat Lulzim Basha e ka quajtur heqjen e rimbursimit të TVSH-së për fermerët si një akt kriminal të qeverisë.

 

Në një takim të zhvilluar me fermerët e Luzit të Vogël, Basha akuzoi qeverinë se ka si synim falimentimin e fermerit shqiptar dhe nxitjen e importit.

 

“Akti I fundit I heqjes së rimbursimit të TVSH-së, është akti më kriminal që mund të ketë menduar ndonjëherë një qeveri në Europë kundër fermerëve të vet. Rimburson vetëm 6 përqind. Çfarë do të thotë kjo? Le të marrim qumështin, meqë është dhe kriza e fundit. Kjo do të thotë që grumbulluesi I qumështi ose duhet ta shesë 14 përqind më shtrenjtë produktin në treg dhe të konkurojë me qumështin e importit, ose duhet ta subvensionojë vet, pra të ulë fitimin e vet, që është kundër llogjikës ekonomike. Ose më e thjeshta për fat të keq, të vijë tek ju e të ju thotë: sa e ke qumështin, 600? Jo do ta marr 450! Sepse nuk I marr dot lekët mbrapsht nga TVSH-ja. Kush e mendoi këtë skemë dhe për çfarë arsye?! E menduan vetëm për një arsye: që të falimentojnë fermerin shqiptar dhe të nxisin importin. Kushdo që e mendoi, kushdo që e vuri në jetë, ka një dhe një përgjegjës që është kryeministri I vendit. Edi Rama për këtë vendim meriton jo vetëm një shuplakë apo një grusht, por një shkelm përfundimtar për ta hedhur në kanal. Aty ku duhen hedhur jo produktet tuaja, por duhet hedhur ky pushtet I korruptuar.”

 

Sipas kreut të PD, ka ardhur koha që kryeministri Rama të largohet nga qeveria pasi ka sjellë në pushtet pushtetarë të lidhur me krimin.

 

“Ne duhet të shkulim më rrënjë të keqen që pjell Edi Ramë. Që pjell pushtetarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin, që e lidhin fatin e tyre me kriminelët, me oligarkët. Që shtiren para popullit si çlirimtarë dhe sapo ulen në karrigen e kryeministrit fillojnë dhe vjedhin taksat tuaja, pasuritë tuaja, pronat tuaja, të ardhmen e fëmijëve tuaj, spitalet e shqiptarëve, shkollat e shqiptarëve dhe bëjnë gjithçka për të ndalur rrugën tonë drejt Europës. Por, ajo rrugë është shpëtimi ynë.”

 

Duke u ndalur tek alternative e PD, Basha tha se ai në momentin që do të vijë në pushtet do të jap 100 mln euro subvencione për bujqësinë si dhe 50 mln euro në vit investime për infrastrukturën e fshatit.

 

“Do të zerojmë koston e imputeve bujqësore, me qëllim që djersa juaj që derdhet lumë dhe i vadit këto toka njësoj si uji, të mos kthehet në mallkim, të mos kthehet në falimentim, të mos ju zhysë në borxh, të mos ju detyrojë të shkoni drejt emigrimit, sepse prodhimet tuaja në vend që të shiten, kalben apo derdhen kanaleve. Por që djersa juaj të kthehet jo thjesht në mbijetesë, të kthehet në mirëqenie për fermerin, që garanton me punën e tij sot punësimin në shkallën 25 %, 1 në 4 shqiptarë është i punësuar në sektorin e bujqësisë,ndërkohë që pothuajse 1 në 2 shqiptarë jeton në zonat rurale. 100 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerin vit për vit. Do të kemi mbështetje për infrastrukturën, për rrugët e aksesit, për pikat e grumbullimit, për magazinimin, për frigoriferimin, për industrinë agro-përpunuese.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *